• |
ide | kryesore

Pas Tajvanit, Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Arkiva, Planet
Japonia



Një tërmet nënujor me magnitudë 6.0 është regjistruar sot në brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë, megjithatë nuk ka rrezik të shkaktojë cunami. Lajmi është konfirmuar dhe nga Agjencia Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA).

Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Tokio. Ai erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor (mbi 7 ballë) pranë Tajvanit që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull. Rreth 50 të tjerë janë ende të zhdukur. Po ashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *