• |
ide | kryesore

Video/ Shënoi gol dhe përshëndeti shokët në dhomat e zhveshjes: prapaskena e largimit të Ibrahimoglu

F1, Sport, Video
Ibrahimoglu


Egnatia u eliminua nga raundi i parë i Champions League përballë boshnjakëve të Borac Banja Luka, por kjo nuk është humbja e vetme. Melih Ibrahimoglu, autori i golit të parë në fitoren e pamjeftueshme 2-1 të rrogozhinasve, që e çoi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ka luajtur ndeshjen e fundit me jeshilzinjtë. E ardhmja për të është në Turqi te Konyaspor.

Mesfushori i avancuar turk, një nga lojtarët më të spoikatur të Egnatias, e ka mbyllur kontratën me rrogozhinasit dhe ajo në Champions League ishte hera e fundit që ai do të luajë për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Pas ndeshjes me Borac, në të cilën shënoi golin e avantazhiut provizor në minutën e 16′ të takimit, ai është përshëndetur me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Ibrahimoglu ka udhëtuar tashmë drejt Turqisë, pasi me datë 19 do të kryejë vizitat mjekësore për klubin e Konyaspor. Lojtari ka një akord për një kontratë trevjeçare me klubin turk, pjesë e të cilit është edhe Sokol Cikalleshi. Pasi të kalojë vizitat mjekësore, ai pritet që të firmosë marrëveshjen, nga e cila edhe rrogozhinasit do të përfitojnë financiarisht, edhe pse shifrat nuk janë zbuluar ende.

Lexo më tejVideo/ Egnatia eliminohet me 11 metërsha nga Borac: Lushkja nuk shënon dy herë penalltinë e tij

Një humbje e madhe sportive nga ana e Egnatias, që duhet të ngushëllohet me faktin, që vazhdon të mbushë rregullisht arkatr me shitje të rëndësishme, që mund ta lejojnë të qendrojë në majën e futbollit kombëtar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *