• |
ide | kryesore

Bankat, aeroportet dhe shërbimet urgjente! Sistemet që u bllokuan nga Microsoft

Arkiva, Lajme, Të fundit


Biznese të mëdha në botë që përfshijnë banka, linja ajrore, kompani të telekomunikimit, transmetues radiotelevizivë dhe supermarkete janë përballur me bllokim të sistemeve kompjuterike.

Po ashtu shumë aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar për pengesa në sistemet e tyre. Disa kanë anuluar edhe fluturimet.

Linjat “United”, “Delta”, “American” me bazë në SHBA kanë ndaluar fluturimet. Në Aeroportin e Sydneyt është shkaktuar kaos pas një ore paqartësie.

Ekranet e informacionit të nisjeve janë kthyer në ngjyrë të zezë dhe disa linja nuk kanë mundur ta kryejnë kontrollën normale të pasagjerëve në kompjuterë.

Linja ajrore evropiane “Ryanair” po ashtu ka raportuar për pengesa në rrjet. Ngatërresa në sistem ka pasur edhe në Aeroportin e Edinburghut, Berlinit, Spanjës.

Kompania e telekomunikimit australiane “Telstra Group” po ashtu ka thënë se është përballur me problemin e njëjtë.

Kanalit televiziv britanik “SkyNews” i është ndaluar transmetimi. Po ashtu kompanitë e trenave janë prekur në Britani.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911.

Microsoft ka thënë se po merret me problemin.

Është raportuar se një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur Crowdstrike, e cila prodhon softuer antivirus, ka lëshuar një përditësim softuerik që ka shkuar keq dhe tani po u shkakton probleme pajisjeve Windows.


8 Comments

  1. NJE BOT QE DUKE PASUR DITURIN DHE MUNDESIN NUK MERR VESHT PADISKUTIM QE DO SHKOJN PER LESH ATO QE E NDERTUAN VET PO E SHEMBIN,ARSYJA DICKA KUPTUAN FUNDIN E TYRE DHE PO E SHEMBIN PER TE SHPETUAR VETEN POR JO ATO DO TE RROKULLISEN TE PARET

  2. 1. Fillo Windows ne Safe Mode ose ne Windows Recovery Environment

    2. Shko te katallogu C:\Windows\System32\drivers\CrowdStrike

    3. Gjej filin qe ngjan me “C-00000291*.sys” dhe riemeroje ne “C-00000291*.renamed”

    4. Starto kompjuterin normalisht

        1. Microsofti duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë nga faqja e dheut…. Për të tjerat mos e vri mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *