• |
ide | kryesore

Manchester City bën goditjen e parë të fortë: Savinho u zbuluan nga një huazim

F1, Sport
Savinho


Manchester City i teknikut Pep Guardiola dëshiron të kthehet në protagonist në Europë, në përpjekje për të fituar sërish Champions League, që do të ishte e dyta në historinë e klubit. Për ta bërë këtë, Citizens po forcon edhe më tej një ekip tashmë të fortë, duke bërë goditjen e parë në merkato me zhurmë milionash. Nga Troyes mbërrin Savinho.

SAVINHO, I ZBULUAR NGA NJË HUAZIM

Manchester City duhet të mbrojë titullin e fituar në Premier League nga tentativat për revansh të Arsenal, por edhe nga kushërinjtë e United që duan të bëhen sërish të mëdhenj. Duhet bërë kujdes natyrisht edhe nga Liverpool, që tashmë nuk ka më në pankinë Klopp. Kështu që Guardiola dhe stafi i tij monitoruan dhe po monitorojnë talentet më të mirë në zhvillim të momentit dhe njëri u mor pa shumë probleme: braziliani Savinho vjen nga skuadra franceze Troyes.

Lexo më tej: United befason Real Madrid e PSG: 63 milionë euro i sigurojnë 18 vjeçarin Yoro

GODITJE PREJ 25 MILIONË EURO

Në sezonin e fundit lojtari veshi fanellën e Girona, ku luajti në huazim. Savinho shënoi në Spanjë 11 gola dhe dha 10 asiste, duke qenë protagonist i ecurisë impresionuese të klubit spanjoll, që u rendit pas Real Madrid dhe Barcelonës dhe arriti një vend në Champions League. Braziliani do të forcojë repartin ofensiv, pasi është një sulmues që mund të luajë edhe në krah si anësor. Një armë e re në duart e spanjollit Guardiola për të tentuar edhe një herë ngjitjen në fronin e Europës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *