• |
ide | kryesore

(FOTO) Kamarieri dhe klienti që mbetën të vrarē në atentat në Memaliaj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Memaliaj


Dy viktima të pafajshme kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në një lokal Memaliaj, klienti Marsel Çela, 47 vjeç dhe kamarieri.

Bëhet fjalë për personat që shihni në foto, të cilët për fatin e tyre të keq ishin pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemaj. Atentatori, ka qenë i pamëshirshëm. Ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur breshëri plumbash duke mos kursyer asnjë që kishte përballë.

Gledian Muka 36 vjeç 

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.

Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur ti shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.

Marsel Çela

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dhe Zamir Kalemit, të cilët iu kanë shpëtuar disa atentateve.

Më 9 gusht 2023, Andrea Kalemi i ka shpëtuar një atentati në Greqi ku kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023, ai është plagosur rëndë në “Koridhalos” në Greqi dhe autori një 28-vjeçar egjiptian dyshohet se ishte paguar për vrasjen e tij.

Më 12 janar 2024 është tentuar vrasja e vëllait të Andrea Kalemit. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës kur nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt tij.

Ka dyshime se vrasja e Shyqyri Kalemit ka si motiv hakmarrjen pasi Andrea Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në Sarandë. Vrasja e tij mendohet se ka qenë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në Tiranë.


5 Comments

    1. Jemi deformuar si njerez vetem para pushtet pisllek zhvatje hile a thua se do i marrin ne varr me vete. Ne FERR

  1. Une jetoj ne itali 34 vjete dhe degjoj disa te njohur te me i qe thone eshte mire me moshen qe kemi te kthehemi ne shqiperi por une them shyqyr qe jemi ketu e rrime pe frige ne bar e restorant e ne gjiro atje jeten duhet ta vesh tripla 1×2 se del te pish kafe dhe nuk kthehesh ne shtepi kjo eshte shqiperia ka nje shprehje nga anet e mija qe thote MOS ME VRAJ E MOS ME QI NUK I THOHET ASKUJT prandaj me mire nje piate makarona ne itali se ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *