• |
ide | kryesore

Arbjan Mazniku u thirr në SPAK për dosjen “5D” të drejtorëve të bashkisë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK pas fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.

Mazniku është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Restoranti “The Home” i bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Endri Fugës dyshohet të jetë pjesë e hetimeve.

Përfitimet abuzive dyshohen në qindra-mijëra euro.

Të dhënat tregojnë se një kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.


7 Comments

  1. Hajdut,pjese e bandes kriminale me emrin Partia Socialiste e Shqiperise qe ka nxjerre deri mw tani drejtues dhe vendimmarres me probleme kriminale te theksuara,ne dem ta pasurise publike !
    Theksojme se kjo Parti drejtohet nga Narkotrafikanti,tradhtari i Shqiptareve Edvin Rama,pasardhes i denje i eterve kriminele qe kane firmosur varjen ne litar te poetit Avzi Nela !

    1. Sekti me i rrezikshem politik G99 /shat
      Zhduki o Ram udhehqesi nga faqja e dheut se do te te hajne koken keto thithlopa

  2. E sa do vejë o Gjeloshi!!
    Sepse aq shumë është zullumi aq më tepër D do të ketë!!! Ai dush I ftohtë që ju bë Dumanës po jep rezultatin!!!
    Ndoshta Aspaku don ti kapi me qere hajdutët se janë të gjithë të qeverisë e rilindjes!!!

  3. Nese SPAK do te ishte ok,per çdo procedure porkurimi normailsht jane te angazhuar nje nr.i madh pjestaresh te admin duke nisur nga testimi i tregut(faturat e fryra ne stratosfere),njesia e prokurimi,njesia e vlersimit te ofertave,KVO,njesia e marrjes ne dorezim te produktit(varet nga lloji i prokurimit),drejtuesi i entitetit i cili me ligj ka pergjegjesine e zbatimit te ligjit dhe firmosjes se procedures,nga A-ja deri ne fund te saj !Pra i bie qe ka nje numer te madh administratoresh qe SPAK ka amnistuar dhe nuk ka zbatuar ligjin per ta ? Arsyeja ?!
    Zot mbi toke qe ti shpetoje ata qe kane firmosur nuk ka !?Ne mos sot neser se kane pergjegjesi ligjore dhe zotesi juridike !
    Neser kushdo qe merr persiper te drejtoje kete vend duhet te shmange me ligj detyrimin per firmosjen apo presionin e titullareve per firmosjen e dokumeteve pa njohurite e duhura mbi to !!!

  4. Jooo. Mazniku dhe Fuga te vjedhin? E pamundur. Maksimumi kane ngrene fruta pas kraheve te te madhit. Sa qejf i paskan pasur xhanem. Keta te gjithe pertypeshin fshehtas e ai nuk kishte vene re gje fare. Po ku do e kete pasur mendjen xhanem???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *