• |
ide | kryesore

Syzet e John Lennon dalin në ankand

Paparazzi


Një palë syze të rrumbullakëta me ngjyrë blu, dhënë nga John Lennon një burri që po vizitonte Abbey Road Studios, do të dalin në shitje. Syzet e stilit John Lennon, pritet të kushtojnë deri në 3500 euro.

Një koleksion fotografish të realizuara në studio duke përfshirë disa të shkrepura ditën e fotosesionit për kopertinën e albumit të The Beatlesjanë gjithashtu në shitje, shkruan BBC.

Artikujt do të shiten në ankand më 31 korrik në Farleigh Golf Club në Surrey. Një zëdhënës i Catherine Southon Auctioneers & Valuers tha se syzet iu dorëzuan një burri, i cili ishte me të dashurën e tij, nga vetë Lennon.

I riu pa syzet  në piano dhe shkoi t’i merrte, por e dashura e tij e atëhershme i tha t’i linte, për të cilën Lennon u përgjigj, ‘është në rregull, ai mund t’i marrë ato”’, thanë ata.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *