• |
ide | kryesore

Çuçi sqaron si do veprohet me diasporën: Votimi jashtë, por numërimi në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Cuci


Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se me opozitën janë drejt arritjes së dakordësisë për votën e diasporës, por edhe për listat.

Në konferencë me gazetarët, Çuçi tha se do votojnë jo vetëm emigrantët, por të gjithë shqiptarët që do të jenë jashtë vendit në momentin e votimit.

Sipas tij ata do të votojnë në vendin ku ndodhet, por vota do numërohet në rezidencën që shtetasi ka në Shqipëri.

“Grupi i dialogut ka bërë një punë intensive, ka patur diskutime të shumta për disa çështje që na ka lënë detyrë GJK. Sa i takon votës së emigrantëve, megjithë ato diferencat që kemi patur, në lidhje me sistemin që do përdorim për të drejtën e emigrantit për të votuar. Në diskutimet e fundit që kemi patur po gjejmë dakordësi. Ne draftin tonë e kemi, formula jonë ë2shtë e qartë, do votohet me postë, postën shqiptare ose me ndonjë postë tjetër si ta vendosë KQZ. Kushti i vetëm është që të ketë adresë aty ku jeton apo banon. Kjo është e rëndësishme sepse duhet të dërgohet zarfi. Mënyra si do numërohet vota është e qartë, do numërohet aty ku ka rezidenën në Shqipëri shtetasi shqiptar.

Për listën ka pasur diskutime me qëllime për arritjen e konsensusit për të adresuar vendimin e GJK. Të gjitha do shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta”,tha Çuçi.


2 Comments

  1. Si tha Stalini?
    Nuk ka rëndësi se kush voton POR kush numëron…😉. Për aq kohë sa numërohen nga Çuçi dhe shokët e tij dihet rezultati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *