• |
ide | kryesore

Ra nga kati i dytë i banesës, humb jetën 8-vjeçari në Bathore

Lajme, Të fundit
jetën, Bie nga kati i nëntë i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një i mitur ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. 8-vjeçari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *