• |
ide | kryesore

Sherr me thika mes kushërinjve në Bathore, 4 të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bathore, aksident



Policia njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në një familje në Kamzë. Një person me iniciale F.L. ka goditur me thikë, pas një sherri, kushëririn e tij me iniciale H.T.. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathore.

“Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit. , shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit” – thuhet në njoftim. Janë ende të paqarta arsyet e sherrit brenda familjes në Bathore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *