• |
ide | kryesore

Ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova

Lajme, Të fundit


Trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova, që humbi jetën pasi ra nga lartësia, është nxjerrë ditën e sotme. Dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, 30-vjeçari Liridon Azemi nga Podujeva ra nga një lartësi një ditë më parë dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Kërkimet për Azemin kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte (26 korrik), në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë. Ndërkohë mësohet se tre persona të tjerë të cilët kishin mbetur të bllokuar janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *