• |
ide | kryesore

U rrëzua përtokë në gjendje të dehur, ndërron jetë një 53-vjeçar në Kurbin

Lajme, Të fundit
Aksidenti



Një 53-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot pasi dyshohet se duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe ka goditur kokën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale. Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *