• |
ide | kryesore

Ushtari i Gëzim Çelës, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-shefit të komisariatit Kurbin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-shefit të policisë Kurbin Dritan Metaj.

Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor pas një megaoperacioni të zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit. Metaj është vënë në pranga nën akuza mjaft të rënda, që lidhen me bashkëpunimin e tij me grupin kriminal të Gëzim Çelës.

Ish-shefi i komisariati, i arrestuar i Kurbinit dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, dhe anëtarë të tjerë të grupit. Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *