• |
ide | kryesore

Rikthehet virusi?/ Regjistrohen disa raste me COVID-19 në Kosovë

Lajme, Të fundit


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19.

Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.

IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.

Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.

Në janar të këtij viti, revista shnecore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./ REL


4 Comments

    1. Po o loqe po.
      Ky i ngjan gripit, si te vaksinuarit ashtu dhe te pa vaksinuarit do semuren rregullisht.
      Une per vete nuk jam vaksinu dhe jam infektu 3 here.
      Heren e pare nuk kisha asnje shenje, te dyten isha pak sa keq, te treten e kalova shume lehte.
      Ato te ashtequajtura vaksina nuk ndikojne fare ne ri-infektim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *