• |
ide | kryesore

Balla ikën nga ministër i Brendëm, Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare

Arkiva, Kryesore, Lajme
balla spiropali


Në më pak se një vit Rama ka prerë kokën e Taulant Ballës duke e eleminuar nga posti i rendesishem i ministrit të Brendshëm, duke e degraduar në postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Këtë të fundit e mbante Elisa Spiropali e cila do te jete kryetarja e re e Parlamentit, që është shpërblyer për besnikëri të thjellë ndaj Skënderbeut, fjalimet e të cilit në OKB e kanë mbushur vendin me turistë të huaj. “Eh mor Pandi (Majko) na u rritën fëmijët” e komentoi Rama lajmin e gradimit të saj.

Ndërkohë surprizë dhe mister qe njoftimi që degradonte Tulant Ballën. Ai që në Ministrinë e Brendshme pritet të zëvendësohet nga, Ervin Hoxha (shiko skedën poshtë), nuk e priste aspap këtë ndëshkim.

Ndonëse nuk e shfaqi në intervistën që dha pas lajmit, as Niko Peleshi nuk e ka dashur largimin nga Ministër i Mbrojtjes për ti lënë vendim, Pirro Vengut (shiko skedën poshtë). Niko Peleshi tani do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte atë deri më sot, do te jete nenkryetari i Kuvendit, duke zevendesuar Ermonela Felaj.

Po ashtu, Ervin Mete pas një kohe të shkurtër qëndrimi, ikën nga Ministria e Financave, post te cilin do ta marre Petrit Malaj (shiko skedën poshtë).

Edi Rama i shpalli këto ndryshime krejt në fund të fjalës së tij të gjatë përpara kongresit të pariisë Socialiste, pa asnjë diskutim me këtë forum, për ata që do të ikin, apo për të thyer anonimitetin e atyre që do të ngrihen. Mënyra sesi ai bëri shpalljen hodhi poshtë  predikimin e gjatë për platformën e prezantuar “deputeti që duam”, e cila ftonte socialistët e thjeshtë për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.

Menjëherë sapo mbaroi fjalimin ku shpalli ndryshime në kabinetin qeveritar, kryeministri u pa të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit e priste me besnikëri më këtë të dielë pushimi.

Bajram Begaj ka marrë menjëherë në dorë propozimet që pritet ti dekretojë së shpejti.

©Lapsi.al

NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla

(pa prezantim)

Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ervin Hoxha ka pasur një karrierrë të gjatë postesh të niveli të dytë:Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.  Sef undmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Minister i Financave, Petrit Malaj

Petrit Malaj ka qenë drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN) që në janar të vitit 2024. Specializimi i tij  “Banking and Finance”. Më parë ka punuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Internationa’.

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Pirro Vengu ka qenë drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, ish shefi iu kabinetit në ministrinë e Jashtme kur e drejtonte Ditmir Bushatit dhe në fund Drejtor i Portit të Durrësit.


9 Comments

  1. Hiq nje kurve e zevendesoje me nje karakurve ……………….. keshtu iken 12 vjet dhe ne na rropen te gjalle .
    Bravo pallosh bravo, bej pall bej ……… nje dore ta ka dhene edhe opozita me ne krye skuthin basha e berisha

  2. Ama ai Ministri i Financave duhet te mbylle ato firmat qe ka ne emer te tij dhe familjareve te tij lidhur me ekspertizat financiare.

  3. Sekti antishqiptar mavi ne feste , harxhet dhe barra jane mbi supet e shqiptareve .
    Revolucion , vetem revolucioni bene fajde ne kete vend te perdhunuar nga elita e tij e politikes .

  4. Si mund të vendosësh një aktor në krye të financave? 😄

    Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë)

  5. E njoh shumë mirë Petritin sepse e kemi komshi në Laprakë!! Ka qen djalë i mirë. I jati doktor por njeri serioz e korrekt. Kandidoi një herë deputet në 96 dhe humbi dhe duke ja bërë të qartë tërë mëhalla që mos u mer shumë në politikë! Por siç duket i ka menduar që partia e tij do rikthehej në origjinë duke bërë revolucione(97) dhe do vinte në pushtet miku I ti Rama. Dhe si doli keq!! Rektor, ambasador dhe tani ministër jo në profesion të tijë.
    Ska problem vetëm të jesh besnik i partisë dhe udhëheqësit që ka rëndësi paçka që partia është kthyer në origjinë te Enveri dhe vjedh e do vazhdojë të vjedhë duke i larguar shqiptarët nga toka e tyre!!

    1. Por është dhe Eliza vajza e drejtuar dhe e brishtë nga rruga Gjon Kastrioti po në Laprakë. Të mendosh që dhe kjo do bëhej Enveriste!!! Askujt si ka shkuar në mendje e as prindërve të saj!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *