• |
ide | kryesore

Ministrat e rinj/ Tre dekretet surprizë mbi tryezën e Begajt

Arkiva, Kryesore, Lajme
ministrat surprize



Në vijim të shpalljes që bëri në Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, kryeministri Edi Rama i ka dërguar për dekretim Presidentit Bajram Begaj emrat e shtatë ministrave të rij që hyjnë në kabinet
Kreu i shtetit ka në dispozicion 7 ditë kohë për të dekretuar në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin, në vend të Olta Xhaçkës; te Financat Ervin Meten në vend të Delinda Ibrahimaj; te Shëndetësia, Albana Kociun në vend të Ogerta Manastirliut; ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në vend të Frida Krifcës; Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu në vend të Evis Kushit, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj; ndërkohë që shkrihet Ministria për Standardet dhe Shërbimet e drejtuar nga Milva Ikonomi dhe shtohet Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Por mes këtyre ndryshimëve që prekin gati gjysëmën e kabinetit tre emërime surprizë ishin ato në diplomaci, financa dhe shëndetësi. Kur dihet se Olta Xhaçka u largua për shkak të dosjes së koplikuar të konfiktit të intersiti me një investim strategjik në jug të vendit, kur koncesionet në shëndetësi e bënin të pamundur zgjatjen e mandatit të Manastirliut dhe sherri me Belinda Ballukun vijimin e Ibrahimajt, me kuriozitet u pritën profilet e panjohura për publikun e gjërë që i zëvendësuan ata.

1) Nga vjen Igli Hasani?

Igli Hasani ka pasur një përvojë të gjatë shtetërore në profile të nivelit të lartë të administratës në të cilën ka shërbyer që prej kohës së qeverisjes Berisha (drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014) dhe drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014). Ai është vëllai i gazetarit të njohur, drejtorit të Vizion Plus, Arban Hasani. Ai ishte në krye të ambasadës shqiptare në OSBE nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe Presidencën e radhës së OSBE-së.. Mendohet se në këtë moment janë forcuar lidhjet e tij me Edi Ramën, ku Hasani ka bërë një figure aq të mirë sa u largua nga shërbimi ynë diplomatik për të mbajtur një post të lartë si ndërkombëtar pranë OSBE. Ai po rikthehet sërish në administratën shqiptare, ku ka shërbyer për 17 vjet, këtë herë si politikan i lartë. Presidenti Begaj do e dekretojë atë në postin e shefit të diplomacisë shqiptare pak ditë përpara se Shqipëria të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndërkohë që Tiranë është futur në një krizë të thellë me Athinën, gjë që mendohte se ndikoi edhe në rrëzimin e Xhaçkës.

2) Mete, babai u dogj nga vettingu i biri ministër

Jeta është nganjëherë e mbushur plot me paradokse dhe emërimi i ministrit të ri të Financave është njëri prej tyre. Në të njëjtën ditë që Edi Rama mbajti një fjalim ditirambik për reformën në drejtësi dhe arritjet e saj, ai shpalli si anëtar të ri të kabintit, Ervin Meten, babai i të cilit, Bilbil Mete është djegur si prokuror i i papërshtatshëm nga vettingu.
Por përpos kësaj, ndonëse i panjohur në publik Ervin Mete ka mbajtur detyra të rëndësishme në administratën rilindase.
Ai ka drejtuar AMF (Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare) prej majit të vitit 2020, ndërsa më herët kishte qenë Kryetar i Bordit të këtij Autoriteti. Mete është një nga ata ish student brilantë që iu bashkëngjitën rilindjes që me ardhjen e saj në pushtet por që dalë ngadalë, me kalimin e kohës, filluan ti përngjajnë asaj pa e perendimizuar dot.

Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që “preu” Rama 

Ai hyri në administratë si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017 teksa mbante në xhep një diplomë Master nga Universiteti i Harvardit, ku qe specializuar për të drejtë korporatash. Ai ka kryer po ashtu edhe Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), për të drejtën fiskale. Presidenti Begaj do ta dekretojë atë në të njëjtën karrige të Financave të cilën më gjatë se kushdo gjatë qeverisë Rama e ka mbajtur Arben Ahmetaj.

3) Koçiu, besnikëria tek shëndetësia

Një tjetër emër pothuajse i panjohur për publikun, që pritet të dekretojë presidenti është edhe ai i Albana Koçiut. Ajo do të vihet në krye të një ministrie problematike, me tre koncesione, që po hetohen nga SPAK, si sterilizimi, Check up dhe dializa. Pikërisht për këtë në krye të këtij dikasteri duhej një personazh i besuar. Dhe besohet se Rama nuk mund të gjente njëri më të sigurtë se një grua që ka drejtuar për dhjetë vitet e tij Departamentin e Administratës Publike me gjithë gjëmat që ka bërë rilindja mbi këtë administratë. Në këtë kuptim Koçiu besohet se i plotëson të gjitha kriteret. Plua që ajo vjen nga fluksi që e ka shoqeruar kryeministrin aktual që nga koha e bashkisë së Tiranës. Natyrisht në CV e saj gjenden shkollimi dhe kurset që ajo ka kryer, por nxjerrja nga anonimiteti drejt një posti me profil të lartë publike besohet se është besnikëria më tepër sesa profesionalizmi.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. E kuptoni? Qeverisja nuk ka opozitë që së shpejti ta rrëzojë dhe të marë drejtimin e vëndit.
    Kështuqë qeveria do të rrëzohet herë pas here nën kujdesin e Ramës, ndërsa drejtimi i vëndit do të jetë në dorën e tij, të paktën deri në vitin 2029.

  2. O Emër nuk e rrëzon opozita qeverinë por vota nëse ajo nuk vidhet me anë të bandave dhe që mbështetet nga bashibozukë si Basha e të paktë njerëz që ka.Po të jenë tamam zgjedhje me gjithë ato skandale që ka bërë Rama e rilindja s’do fitonin as mandatin e dytë.

    1. O Gimi o injorant po kusht jua ka vjeth votat juve mo o kokerr injoranti juve nuk ju do populli se ashtu jeni ju nuk keni moral që te beni popullin për vete o debil që ta marresh vesh mir ti o Gim tru thari partija demokratike nuk e ka mundur kurr partin Socjaliste dhe ather kur erdhi ne pushtet ne 2005 erdhi per shkak se u perqa e Partija Socjaliste Edi Rama esht burre shteti dhe Gjigand dhe për sa koh që partija demokratike ka sali non graden dhe kupolen e tij dhe pederasta si puna jote o Gim pordha ju as për 100 vjet nuk vini ne pushtet po ti Gimi dukesh qe je injorant dhe nje tru shplare vota pemys qdo gje por ju jeni te neveritshem dhe te urryer nga populli o Gim muti

  3. Presidenti mund te firmose dekretin per ndryshimet ne qeveri, por ne ambasaden shqiptare ne SHBA, territori i se ciles quhet territor shqiptar, sipas normave nderkombetare.

    E, njejta procedure si Presidenti Meta qe firmosi nje dekret ne ambasaden tone ne Turqi…

  4. “Zoti Berisha e ka akuzuar për vrasje Bardhin, për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Tani të na shpjegojë nëse po bashkëpunon me një vrasës apo akuzat kanë qenë të rreme. Aleanca mes tyre është aleancë mes kriminelëve. Bardhi ka thënë se Berisha është vrasësi i 26 jetëve në Gërdec. Edhe ai të na shpjegojë. Kjo për mua është non sens dhe imorale”

  5. Ndrimi i qeverisë nuk e mbulon dot bëmat dhe korrupsionin e rilindjes
    shto ujë shto miell kjo është qeveria e re.Edhe një ministre e vetme nga bota akademike u hoq.Mamastërliu do nja dy vjet të marr vesh problemete me arësimin.

    1. O i pa emer Evis Kushi ishte me e mira dhe punoj me shum perkushtim për arsimin por dhe Ogerta Manastirliu do bej me te miren për arsimin nuk ka nevoj për dy vjet se Evis Kushi do ja derzoj planin e punes për arsimin

  6. “Po lëpihen për një karrige në 2025-n”, ish-deputeti i PD zbardh ‘të fshehtat’ nga takimi Berisha-Bardhi

  7. Kandidatët berishistë për kryebashkiakë u mbështetët në terren nga votues metistë, ndërsa kandidatët metistë për kryebashkiakë u mbështetën në terren nga votues berishistë. Kandidatët bashistë dhe të pavarur për kryebashkiakë garuan vetëm në një numër të kufizuar bashkish.

  8. Dhe kete radhe Berisha do te gjete ‘strehe’ tek Partia e Lirise e Ilir Metes dhe me sa duket, nje situate e tille do te vijoje deri ne momentin kur te themeloje me “Rithemelimin” nje parti te re politike.

    Basha duket se e pengoi dergimin e PD dhe te vules permes Bardhit tek Sali Berisha,bushat behu i drejte per non gradan e salihut,ka qene administrata e Trampit qe plotesoje dokumentat e non grada per salihun,blinken e beri fakt dokumentin.

  9. Islami u bë deputet i PD-së, Blushi i bëri një opozitë të fortë Edi Ramës në mandatin e parë, madje themeloi edhe një parti me të cilën doli në zgjedhje, ku dështoi e më pas la politikën. Arben Malaj u afrua me partinë e Agron Dukës, ndërsa Ylli Manjani shkoi në LSI, u bë edhe ministër i partisë së Ilir Metës, e sot është më afër Sali Berishës.

  10. Ca ka Ramazani qe po i jep doren me vrap Bajromit,? Xoni duket sikur po bon shurren ne pantallona, spo duron mo, dhe Bomi duket sikur i thote, boje ke xhepi im:))))

    A ju qifsha robt te dyve o baxhella burra!

  11. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec, dhe

    I pari që ka pushkatuar njerëz pa u pyetur kurrë për asgjë nga këto me 21 Janar 2011. Si I tillë ai e ka krijuar mitin e të paprekshmit në këtë vend, dhe kërcënimet e tij poshtëruese ndaj SPAK

    1. Eshte i pari qe i ka dale perballe ketij regjimi dhe i pari boleshul qe ka dale kundra donatorit marksist te PD-se Amerikane , George Sorros, dhe rrjedhimisht i pari qe i ka dale perballe bythqimllekut te korrupsionit te zyrtareve ameriakane qe mbajne ne pushtet nje diktatoro kapo kartel si Ramazan Rama.

  12. O korkrra injorantesh po nuk un zhduken politikanet e vjeter si nga partija demokratike ashtu dhe nga Partija Socjaliste ky vend nuk behet

    Pershmbull tek partija demokratike ka disa fugura te reja që kan vizjon kan ide kan artelnativ por ujqerit e vjeter nuk e len te punojin

    pershmbull teke Partija Socjaliste Evis Kushi esht zonje grua shum e nderuar shum punetore shum pozitive shum e respektueshme shum e drejte dhe shum e sinqerte e pa perlyer ne llum e pa korruptuar shum e paster e cila ka shum vizjon ide dhe artelnativ madje kur flet thot vetem realitetin nuk shan njeri flet vetem per punen dhe shpreh vizjonin e saj se si mund te behet ky vend po si Evis Kushi ka shum figura te reja që kan te njetin mendim si Evis Kushi por ujqerit e vjeter te Partisë Socjaliste nuk i len te punojin

    Pra Ujqerit e vjeter si te Partisë Demokratike ashtu dhe te Partisë Socjaliste nuk i len figurat e reja te punojn

    Ujqerit e vjeter te Pd dhe te Ps ne parlament shahen me njeri tjetrin hedhin lloj lloj akuzash por pastaj sa dalin nga salla ata rrijn bashk kjo esht politika me e tuepshme qe i bejn Shqiperis

    prandaji duhen zhdukur te gjith ujqerit e vjeter si te Partisë Demokratike ashtu dhe te Partisë Socjaliste dhe te zevendesohen me te rinj që kan vizjon ide dhe artelnativ qe te ky vend te eci perpara

    pershmbull kroacia qe kur hyri demokracia shteti kroat ka studju dhe ka ndjkur politiken dhe kushtetuten Amerikane dhe sot ata i kan pagat me te larta se Gjermania

  13. Kurse sali non grada nuk e ndoqi fare politiken dhe as kushtetuten Amerikane por doli dhe i tha Shqiptarve thyni shktroni fabrikat dhe uzinat dhe industrit se nuk kemi nevoj me per keto tani kemi Ameriken Amerika do na mbaj ne kjo ishte ideja e sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *