• |
ide | kryesore

Begaj i keqpërdorur, i bën thirrje opozitës të bëjë “kthesë”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e parë të këtij viti në kuvend dhe të parën që pas arrestimit të kreut të opozitës Sali Berishës, kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një skenar për ta shuar protestën e opozitës, nëpërmjet një fjalimi të Bajram Begajt dhe pranisë së ambasadorëve të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë në lozhën e kuvendit.

Kur dihet se foltorja e kuvendit, zakonisht mbulohet me karriget e sallës, apo rrethohet nga ushtarët e gardës ndërsa deputetët e opozitës ndezin flakadanë, Rama “hodhi” në sallën e parlamentit presidentin e republikës me shpresë se opozita do të duket akoma më keq në sytë e ambasadorëve të huaj.

Dhe opozita nuk e ndali protestën, ndërsa Begaj megjithëse u paraljmërua për të mos provokuar tentoi të mbajë fjalimin e tij në sallën e kuvendit. Kur pa se kjo nuk mund të ndodhte, lajmëroi konferencën për mediat nga presidenca.

“Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë” u shpreh Begaj në një mesazh ku foli sërish siç do të dëshironte shefi i tij Edi Rama.

Siç shpjegoi më pas Gazment Bardhi, opozita nuk ishte njoftuar për prezencën e Bajram Begajt në seancë. Ai tha se e kishte mësuar këtë nga lajmet në media dhe kjo ishte një provokim, që presidenti duhet t’ia kursente vetes.

Ndërkohë, Flamur Noka tha se presidenti erdhi në kuvend si ministër i propagandës së Edi Ramës dhe duhet të kishte kthyer ligjin për komisionet hetimore, ndaj nuk mund të lejohej të fliste.



9 Comments

  1. Uuushttt presilesh BOLE!!!
    Qelbanik i pa karakter,MISH ME DY SY.
    Te asht rrjep gjuha tue i’a lepi’ Edvin Shkerdhates.
    LEGEN

  2. Ky, sdin se ceshte opozita, ia kujtojne , qe eja ne vathe, se na duhesh, shkon si loqe pas vesheve te Rames, qe te na duket, se per te thene , as ja thote gjakundi.Me mire te rrije ne ate kotecin presidencial, te cele veze e te ushqeje padronin qe e gjeti si Asin nen menge.Kujt kerko ti shitet e qe te duket , ky esht byk ne ate pozicion, i dale boje, i pa afte, i njeaneshem Keto sot i di tere populli, por me mire e dine ata qe e moren si kukull, e po e shesin si manekin.Turp per vendin qe ulet, e ben sikur po ben dicka. XERO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *