• |
ide | kryesore

Shkarkohet Komandanti i Forcave Ajrore, raportimi se BKH i sekuestroi celularin një muaj më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Begaj ka shkarkuar nga detyra Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj. Në këtë detyrë është emëruar Ferdinant Dimon.

Shkarkimi i Pulajt është bërë me propozim të ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi dhe më pas Begaj ka nënshkruar dekretin.

Dekreti për shkarkimin e Ylli Pulajt vjen pas një raportimi në media se Byroja Kombëtare e Hetimit i sekuestroi celularin në kuadër të hetimit për dhënien e pronave të ushtrisë për oligarkët. Për të njëjtin hetim është marrë në pyetje disa herë edhe ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, që një ditë më parë u shkarkua nga qeveria si ministre e jashtme.

Një muaj më parë, portali Oligarkia.al raportoi se në zyrën e komandantit të Forcës Ajrore, Ylli Pulajt mbërritën tre agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët i paraqitën urdhërin e gjykatës për sekuestrimin e celularit të tij.

Veç zotit Pulaj, SPAK ka sekuestruar telefonat edhe drejtuesve të tjerë të niveleve më të ulëta të forcës ajrore dhe disa drejtorëve civilë në ministrinë e Mbrojtjes.

Arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë, ku dyshohet për korrupsion galopant, por edhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka.

https://lapsi.al/2023/03/13/dokumenti-mecollari-perballe-xhackes-per-kalimin-e-pronave-te-ushtrise-tek-privati/



9 Comments

  1. Po President Bajramin kur do ta there’s SPAK se ky ka qen shefi I shtabit kur jane dhene keto pron te ushtrise???????

    1. Gjeneral 50 vjec pffff, llogarite shef shtabi dmth gjeneral Begaj profesioni doktor pffff.
      A e lejon profesioni i mjekut nje doktor shef shtabi te ushtrise te jap urdher per lufte…, vetem ne kete vend ndodhin cudira por Begaj ka qene komandanti ketij nuk ka ditur gje eeeee ” mbase” prandaj u be president🤣🤣

  2. vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

  3. Ky ishte porosi e këshilltarit të Likes, ai Kulla…prandaj u bë gjeneral…. Baromi nuk është më i mirë se ky, thjesht nuk është kaq budalla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *