• |
ide | kryesore

Lubonja: Begaj zgjatim i Ramës, gjeneral i kthyer në ushtar

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bë nga gjeneral në ushtar duke dekretuar ligjin për komisionet hetimore, që sipas tij, janë politikë e Ramës për të mbyllur çdo zë kundër.

“Presidentët zgjatime kanë qenë. Ka edhe një lloj ligjësie natyrore që tregon gjatësinë se sa je zgjatim. Vërtet këta zgjatime kanë qenë, por Rexhep Meidani kishte një lloj personaliteti dhe kontributi dhe aq sa e dimë ka pasur konflikte me Nanon. Pastaj, erdhi Moisiu që u vu nga ndërkombëtarët. Kishte një ligj që të zgjidhej me 85 vota. U hoq ai ligji. Pastaj, erdhi Bamir Topi që kishte konflikte me Berishën.

Pastaj, erdhi Bujar Nishani që kishte kryeministër Edi Ramën dhe kishte një lloj balance. Pastaj, erdhi Ilir Meta që ishte si kundërpeshë, pra që nuk ishte një zgjatim ndaj mazhorancës. Tani kemi një zgjatim që bën ndryshim cilësor. Nga të gjitha këto që përmenda kemi raste kundërshtimesh. Ilir Meta duke qenë President që kishte qeverinë kundër, bënte kundërshtime të argumentuara, siç ishte Teatri etj.

Tani, kemi një zgjatim që nuk quhet më zgjatim, por pjesë, nga gjeneral është ushtar. Pa asnjë kontribut politik dhe intelektual, por i zgjedhur në projektin që ka Edi Rama për të mos pasur fare kundërshtim. Unë gjykoj që projekti i Ramës nuk është vetëm Presidenti, por të gjitha institucionet. Iu kujtohet kemi pasur në SHISH, Visho Ajazin që i dha një detyrë dhe e zhduku fare. SHIK-u i çon informacione kryeministrit dhe Presidentit. Tani SHIK-un e ka të vetin, Presidentin e ka të vetin dhe nuk del më asgjë.

Dje pashë një emision për censusin dhe rezultati do të jetë në qershor, ndërkohë në 2011 e dhanë pas dy muajsh. Kush do të na e thotë të vërtetën. Dalin fjalë që jemi nën 2 milionë dhe ne jemi një katastrofë e madhe, një krim i madh ndaj kombit shqiptar që e bën kjo bandë, e cila nuk do t’i zbulohen krimet. Në këtë logjikë janë edhe komisionet dhe si klimë të çon në kohën e qoftëlargut.

Është politikë kjo! Qëndrimi i Presidentit është qëndrim që politikisht vë alarm përpara gjithë shoqërisë. Ne presim në njeri të pavarur që të thotë një fjalë për interesin e shqiptarëve. Ai duhet ta dinte shumë mirë që komisionet nuk duhen hequr. Ky bën qëllimin e Edi Ramës. Çështja është se si i bëhet me këtë bandë që do të mbyllë çdo gojë. Kur katandiset Presidenti në këtë situatë, është tregues për të gjithë ne ku jemi”, – tha Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News24.

Ai tha se sot nuk ka më rotacion dhe ka vetëm një “parti-shtet”.

“Më duket se e bëra të qartë, zgjatime ishin presidentët, por jo në këtë masë. Ka pasur rotacion Shqipëria në atë kohë. Edhe Bamir Topin e vuri Berisha bashkë me ca të Nanos ama, edhe u prish me të në ngjarjen e “21 janarit”. Presidenti kishte më shumë kundërshti me mazhorancat. Tani ndryshimi cilësor është që kemi një parti – shtet. Nuk ka më rotacion apo drejtësi të jetë e 2-3 palëve.

Sot nuk ka më as opozitë, janë shkatërruar të gjitha. Po të ishte si thua ti, pse i ndryshon ligjet ky, pse nuk i lë? Ky ka një projekt, që të mos jetë siç ka qenë, pra siç ka pasur rotacion. Tani nuk duhet të ketë më” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Nga gjeneral – thote Lubonja. Cfare lesh gjenerali, gjeneral fallso. ne nje rast lufte ky gjeneral
    nuk mund te drejtonte as nje toge sepse ky ka mbaruar per mjek dhe eshte bere gjeneral
    nvetem ne saje te uriahip-llekut qe po e deshmon edhe tani si president ndaj rames. Si mundet nje president qe formalisht sipas kushtetutes perfaqeson unitetin e popullit dhe paguhet me parate e gjithe
    popullit, te behet pale pikerisht me ate qe po ben gjitha perpjekjet per ta zhbere dhe per ta
    eleminuar palen tjeter.

    1. Shteti ligjor ne Shqiperi ka filluar te funksionoje.Koha e rrumpalles dhe e politikes se frymezuar nga korrupsioni dhe pandeshkueshmeria ,politikes se pengmarrjes ka mbaruar me ndihmen e botes perendimore.

  2. Se Luan as topi,analize e me mend nga nje njeri qe Don vendin Te kishim me shume si Fatos lubonja !

  3. Plas sherri brenda familjes Berisha: Argita refuzon të shkojë në televizionin e Shkëlzenit, pas përplasjeve me vëllain

  4. ANDI BUSHATI FATOS LUBONJA DHE ARMAND SHKULLAKU E TALLIN KEQ YMERIN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER YMERIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ,KOL KYCIT SALLAKS KAR BOLES BOLINO TAO PALLES DHE DRITAN HALE-s

  5. 23,58, koment nga nje gjarper nen gur, qe udhezohet nga urrejtja, por fatkeqesine e ka se nuk di ke ka baba, apo memen kurve Kelysh ferrash, morracak, bajgaxhi, ofendon njerz qe kane dinjitet cilesor per demokraci, ofendon nji popull opozitar.Ky percares, kodosh, kodoshi eshte ngjitur pas ketij portali, e gati po me te njejten cektesi mendore na shprehet me fjale fyerje ndaj liderit te PDse, opinionisteve qe kritikojne kete qeveri korruptonjese, bandite, hajdute, e na hidhet guaku me qelbin e mendjes kalbur te njirilindasi spiun, krimb gjerizi.Tu shofte gjinja e fara e shprishur nga na je.,Me mire pa ju se i nxite faqen ketij vendi e populli.

  6. Sa. Bukur do te ishte te kishim me shume Fatos Lubonja 🙏🏻🙏🏻🙏🏻 thotë:

    Fatos Lubonja nje Shqiptar I madh Patriot dhe njeri me integritet te larte 🙏🏻🙏🏻👍🙏🏻

    1. 23.58 po te qi gruan dhe motren ariqen arixhiu me dildo londre, te qi guruja me hunde gjiknuriu kamasumtra burrikurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *