• |
ide | kryesore

Me Egnatian nuk luajti, prapaskena e mungesës së Osimhen: Premier League në pritje

Sport
Osimhen


Gushti nuk ka mbërritur ende, por Napoli i teknikut Conte tashmë fiton e bind. Pokeri ndaj Egnatias në provën e parë në Castel di Sangro është një sinjal i rëndësishëm, por edhe më shumë është performanca e Kvaratskhelia. Gjeorgjiani, deri pak ditë më parë në qendër të merkatos (dhe ende pa rinovim), është më i përfshirë se kurrë në projekt. Anësori po bëhet protagonist, ndryshe nga Victor Osimhen. Edhe në kampin stërvitor abrucez, ish-lojtari i Lille është mënjanuar. Ai nuk mori pjesë në ndeshjen miqësore kundër kampionëve të Shqipërisë dhe madje përfundoi në tribunë. Negociatat me PSG-në nuk po shkojnë mirë dhe Premier League është gati të veprojë.

Në fakt, në orët e fundit, raporton Corriere dello Sport, dy klube angleze janë rikthyer për tu interesuar mbi situatën. Bëhet fjalë për Arsenal, në kërkim të një sulmuesi dhe Chelsea, i cili tashmë kishte bërë një përpjekje edhe disa javë më parë para se të ndalonte për shkak të pagës së lartë të Osimhen. De Laurentiis tha se ishte gati të bënte një zbritje në krahasim me klauzolën prej 130 milionë euro në kontratë.

Lexo më tejOsimhen nuk del në stërvitje me Napolin, Calenda e zgjidh me PSG: gati mbi 100 milionë euro

Sipas La Repubblica pronari i të kaltërve ka gjithashtu një plan B. Cilin? Të mbajë 26 vjeçarin për një sezon tjetër, për të shmangur shitjen lirë të tij. Kjo, duke i garantuar sulmuesit një përqindje të transfertës së ardhshme në rast të një kampionati të luajtur në nivelet më të larta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *