• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 38 gradë

Lajme, Të fundit
Motit


Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin veriore dhe verilindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minmale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin, ku vranësira kalimtare pritet të ketë vetëm në zonat veriore. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara mbeten në zonat veriore dhe lindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi perënidmore.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa kryesisht orët e pasdites sjellin kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe lindore. Por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në këto zona të MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Europa jugore mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në Europën jugperëndimore. Po ashtu me vranësira të shpeshta, por pa reshje do të jenë ishujt Britanik dhe Europa lindore. Ndërsa Europa qëndore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu vijonë reshjet të jenë prezente prej disa ditësh në gadishullin Skandinava, ku dhe pritet që të shoqërohen me stuhi afat shkurtra ere.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *