• |
ide | kryesore

Theu masën e sigurisë dhe qarkullonte i armàtosur me automjet, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Livadh

Lajme, Të fundit


Një 24-vjeçar është arrestuar në Himarë. Mësohet se arrestimi i ti ka ardhur pasi i riu ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për më tepër ai u kap teksa qarkullonte i armatosur. I riu ishte dënuar me arrest shtëpie për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Më tej policia bën me dije se është sekuestruar mjeti dhe pistoleta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/ Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, operacioni policor i koduar “Strike 20”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë në Livadh dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 20”, në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër. Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *