• |
ide | kryesore

U kap me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi u kap me armë zjarri pistoletë në automjet. Në kuadër të operacionit “White” u sekuestrua arma e zjarrit me krehër me municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar “White”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”. U kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbatimin e masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *