• |
ide | kryesore

Video/ Reagimi i çmendur i Bazadze pas humbjes: “Ti më vrave, karriera ime mbaroi”

Sport, Video
Bazadze


Në pedanë shpatari gjeorgjian Sandro Bazadze, numri një i renditjes vitin e kaluar, humbi 15-14 me goditjen e fundit ndaj egjiptianit Mohamed Amer. Në momentin e prekjes thuajse të njëkohshme, të dy sportistët u gëzuan, siç ndodh shpesh, me britma të egra gëzimi. Bazadze me sa duket ishte i bindur se ai kishte goditur i pari dhe në fund, mbeti i shtangur kur kundërshtari i tij u shpall fitues.

Gjyqtarja spanjolle Vanesa Çiçon rishikoi pamjet dhe arriti në përfundimin se Amer kishte fituar. Në atë moment shpërtheu zemërimi i papërmbajtur i Bazadze: fillimisht bërtiti “turp” disa herë, pastaj zbriti nga platforma duke i bërtitur gjyqtares spanjolle.

Zemërimi i shpatarit Bazadze nuk mbaroi me kaq, pasi më pas deklaroi: “Për herë të dytë, si në Tokio, gjyqtarët më vrasin – Në Tokio më shkatërruan jetën, u ktheva dhe u bëra i pari në botë dhe u përgatita për Olimpiadën, por ajo më vrau”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *