• |
ide | kryesore

Arta Marku i kthen 50 milion eurot e sekuestruara mikut të Veliajt

Arkiva, Lajme, Të fundit


Me kërkesë të prokurores së Apelit, Arta Marku është prishur sekuestro e 50 milion eurove që iu bllokuan një grupi personash mes të cilëve, Eman Abule një shtetas nga Belgjika, mik me Erjon Veliajn, Kristian Boçi, një personazh i njohur në rrjetet sociale si sponsor i boksierëve të ndryshëm dhe Vladimir Avrami, konsull nderi i vendit tonë në Qipro.

Pasuritë që përbënin disa kompani, apartamente dhe biznese dyshohet se ishin krijuar përmes pastrimit të parave, por Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin në Shkallën e parë me kërkesë të prokurores Arta Marku.

Në njoftim theksohet se:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit me iniciale E. A.

Në vijim të veprimeve procedurale Prokuroria, referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesën me objekt:

-Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 7 (shtatë) shoqëritë tregtare, me administaror shtetasin me iniciale E. A.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e shoqërisë “F……” sh.p.k.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 2 (dy) shoqëritë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetases me iniciale M. N.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 1 (një) shoqëri tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale V. A.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 5 (pesë) shoqërtë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 3 (tre) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasve me iniciale E. A dhe M. N.
– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
– Shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A si dhe 14 (katërmbëdhjetë) shoqërive tregtare.

Në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë 27.06.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës sipas objektit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga shtetasit me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

Në përfundim të gjykimit, përfaqësuesit ligjor të shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, kërkuan:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi:

– Prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

– Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.
Tiranë, më 30.07.2024.


4 Comments

  1. Ed rama dhe erion velija kan vjedh miliarda euro spo u hyn gjemb ne kembe .po ky zotnia nuk i ka vjedh gje shqiptareve.ka rreziku veten me punet qe eshte marre pa ju vjedh asnje qindarke taksapaguseve shqiptare.

  2. Dy ditë më parë këta miratuan së bashku Kodin zgjedhor, ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, duke zgjidhur secili hallet e veta. Edi Rama duke konsoliduar pushtetin dhe mandatin tjetër, dhe Berisha duke konsoliduar pushtetin në krye të opozitës.

    Po bashke miratuan amnistinë në fund të vitit që shkoi. Shtuan ca kritere bën ca ndere në të dy anët.E ka kthyer per righykim ne shkalle te pare,nuk ja ka hequr,por lapsexhinjte bushat e shkulLak ka hall milionat per te paguar kestet e kredise per vilat qe i moren ne kohen e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *