• |
ide | kryesore

Lokali në Velipojë sulmohet për herë të dytë brenda dy muajsh, pronari: Dy persona hodhën eksplozivin

Lajme, Të fundit


Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve në fshatin “Rrjoll” në Velipojë rreth orës 03:45 është hedhur eksploziv në tarracën e një lokali. Kjo ishte hera e dytë brenda dy muajsh që lokali vihet nën shenjestër të sulmit. Hera e parë ishte me zjarr, ndërsa e sotmja me tritol.

Njëri prej pronareve ka shpëtuar për mrekulli, pasi ka qenë duke fjetur pak metër më larg, kur ka shpërthyer tritoli. Pronari Kristian Preka tregon se prej 10 vitesh jeton në Gjermani dhe të gjitha kursimet i ka investuar në fushën e turizmit në këtë restorant. Ai i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin ketë ngjarje të përsëritur. Sipas tij dy persona të maskuar janë afruar lokalit dhe njeri prej tyre, nga pas, ka hedhur lenden plasëse mbi soleten e restorantit dhe me pas janë larguar me shpejtësi.

“Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike. Unë jam emigrant në Gjermani që 10 vite. E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh, as asgjë, nuk e di, shumë i zhgënjyer. Shpresoj që policia të merret seriozisht se është hera e dytë, të gjenden autorët sa më shpejt.”-u shpreh ai për TCH.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *