• |
ide | kryesore

Mbahet sot në Kuvend seanca e posaçme plenare për ndryshimet e reja në qeveri

Lajme, Të fundit


Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por u shty për shkak se presidenti Bajram Begaj nuk kishte dekretuar lëvizjet dhe emërimet e reja në qeveri.

Pas dekretimit nga Begaj në Kuvend pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *