• |
ide | kryesore

“Një ndjenjë e madhe krenarie”, Dua Lipa me Bebe Rexhën në Kosovë

Paparazzi, Slider


Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura nga Sunny Hill Festival.

Në Instagramin e saj ajo ka shfaqur foto dhe momente gjatë këtyre 4-ditëve me familjen e saj dhe jo vetëm, nuk mungoi dhe një postim i saj me këngëtaren e njohur Bebe Rexha natën e parë të festivalit.

Krahas këtyre momenteve ajo ka shkruar: “Kam aq shumë për të postuar nga këto 4 ditët e fundit në ‘Sunny Hill Festival’ sa nuk di as nga t’ia filloj!! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë. Nuk mund t’i përshkruaj të gjithë emocionet!!! Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër që është të dëshmosh që ky festival të bëhet diçka më shumë se ai i 5 viteve më parë.

Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë. Për më tepër ta bëj këtë me të gjithë familjen time. Duke i parë të gjithë duke punuar kaq shumë gjatë gjithë këtyre orëve ka qenë gjëja më emocionuese,e bukur,frymëzuese,energjike,stresuese ndonjëherë.”

Ajo e ka mbyllur shkrimin e saj duke falenderuar të gjithë artistët që morën pjesë në Festival dhe duke ju thënë se i do shumë të gjithë në gjuhën shqipe.

Edhe pse këtë herë nuk performoi, prania e Duas dhe shpërndarja e momenteve nga festivali kanë krijuar një ndjesi të veçantë për ndjekësit e saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *