• |
ide | kryesore

Përkeqësohet situata nga zjarret në Shëngjin, evakuohen turistët dhe banorët te Rana e Hedhun

Lajme, Të fundit
Zjarri në Shëngjin, ndërhyhet me helikopter për të shuar flakët


Prej tre ditësh zjarret kanë pushtuar Shëngjinin. Mbrëmjen e djeshme situata është përkeqësuar me përhapjen e flakëve.

Ndonëse është ndërhyrë me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *