• |
ide | kryesore

Rama gradon Elisën në krye të Kuvendit, deputetët e tij e votojnë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Me 75 vota “pro” dhe 4 “kundër”, Elisa Spiropali është votuar si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeparlamentarja e re e Kuvendit ka mbajtur fjalën e saj të parë mes revoltës dhe kundërshtisë së opozitës në sallë.

Spiropali ka falënderuar Lindita Nikollën për të cilën u shpreh se e ka drejtuar sallën e Kuvendit, siç u shpreh, me një “përkushtim që duket si mbinjerëzor,” teksa u bëri të ditur kolegëve deputetë se dera e zyrës së saj do të jetë gjithmonë e hapur, si për ligjvënësit e majtë ashtu edhe për ata të djathtë.

Spiropali ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se më herë, Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla,


1 Comment

  1. Dy ditë më parë këta miratuan së bashku Kodin zgjedhor, ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, duke zgjidhur secili hallet e veta. Edi Rama duke konsoliduar pushtetin dhe mandatin tjetër, dhe Berisha duke konsoliduar pushtetin në krye të opozitës.

    Po bashke miratuan amnistinë në fund të vitit që shkoi. Shtuan ca kritere bën ca ndere në të dy anët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *