• |
ide | kryesore

Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve të lagjes së portit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.


5 Comments

  1. Si duket interesi per te hapur troje te reja dominon mbi natyren e bukur dhe clodhese te Shengjinit.
    Jeni mjeran o piromon te qelbur qe po shkaterroni natyren ne kete fare feje por Zoti po ja u kthen reston duke ju lene pa shpi.
    Mallkuar qofshi per keto shkaterrime qe po i beni vendit tuaj,o shtaze mjerane🤮

    1. Tamam miku im , heshtja e poshter e qeverise flet me shume se nje mije fjale . I vrafte zoti kush eshte mbas kesaj masakre.

  2. Shtet prej rere..Nuk ben zap nje zjarr. Po kryebashkiaku i suksesshem Ndreu ku ka ikur..apo me pushime ne Ibiza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *