• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte gjyqtarin për të mbyllur çështje penale, ‘arrest ne shtëpi’ për ish-oficerin

Lajme, Të fundit


GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore Ledio Ferzaj 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive. në këmbim të parave, ai tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Ledio Ferzaj u përjashtua nga policia në 9 Maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi i merrte një qytetari lekë, me pretendimin që t’ia mbyllte si çështje. Në atë kohë ai shantazhonte qytetarin se do e fuste në burg për shkak se ai ishte me precedent të mëparshme penal. Për këtë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për ish-oficerin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *