• |
ide | kryesore

Video/ Bisseck çmend Inzaghin e tifozët gjatë miqësores! Aksioni i tij kundër Las Palmas bëhet viral

Sport, Video
Bisseck


Kush do ta kishte menduar se një vit pas ardhjes së tij në Milano, Yann Bisseck do të bëhej idhulli i tifozëve zikaltër?! I blerë nga skuadra daneze Aarhus sezonin e kaluar, cilësitë e tij ishin të dukshme, por ai kurrë nuk ishte në gjendje të merrte vendin si titullar në skuadrën e teknikut Inzaghi. Megjithatë, këtë verë, falë mungesave të lojtarëve të kombëtareve, gjermani arriti të shkëlqejë. Ndaj Las Palmas, në miqësore, Bisseck ishte më i miri në fushë bashkë me Taremi.

TIFOZËT DUAN BISSECK TITULLAR

Inter mundi Las Palmas 3-0 në miqësore me një dygolësh të iranianit Taremi dhe një gol fenomenal të Di Marco. Por ajo që ra në sy ishte performanca e Bisseck. Gjermani u shfaq madhështor në mbrojtje, duke rikuperuar topa dhe duke ndërtuar aksione, me kontrollin e topit dhe një teknikë të pastër prej playmakeri. Në përgjithësi, gjermani u evidentua në të gjitha miqësoret dhe është një kandidat serioz për titullar këtë sezon.

Lexo më tejInter blindon mbrojtjen e të ardhmes: zikaltrit marrin gjigantin Bisseck

Pas ndeshjes kundër spanjollëve ai deklaroi: “Kam pasur gjithmonë shumë besim te vetja dhe gjithmonë dua të jap gjithçka”. Aksioni i tij me topin ndër këmbë, duke nisur nga mbrojtja është bërë viral në X, me tifozët entuziastë që e shohin tashmë si protagonist zikaltër në kampionatin që do të nisë. Me Bisseck, Simone Inzaghi ka zbuluar një talent të ri të ri në shtëpi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *