• |
ide | kryesore

Zbulohet plani: 100 kate kullë rekord në mes të Tiranës (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një kullë 100 kate të projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt sipas medias Kapital. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

(Momente nga prezantimi i projektit)

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock, Malin e Tiranës, hotel Plazën të duken si godina të vogla.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kjo do të jetë ndërtesa e re më e lartë në Tiranë, kostoja totale e të cilës nuk dihet.


7 Comments

  1. Ska kush e ndalon marrezine dhe babezine e bablokut sepse ai blen dhe ben ortak kullash kedo qe mund ti prishe pune. Me pas fal gjithcka si Sazanin etj per ti mbyllur gojen dhe nderkombetareve. Opoziten e ka varrosur ne interesat ortakerore me oligarket dhe kullat e perbashketa.

  2. Babezia nuk ka te ndalur . Krim + Pushtet = Narkoshtet
    Ky eshte boomi turistik qe ç’vlereson edhe euron .

  3. Frojdi e perkufizon shum goditur kete obsesionin e dikujt qe ka mangesi ne ca “departamente” te trupit me madhesine

  4. Per gjithe ata Lapsaxhinj e Syri –qorr qe nuk shohin sukseset e jashtezakonshme te qeverise

    se rilindjes, te ngene pak koken drejt qiellit te Tiranes e te shohin keto kulla qe po mbrrijne qiellin

    e po rivalizojne Dajtin me lertesite e tyre krenare. Keta kalemxhinj qe llomotitin per pensionet e

    ulta le te shohin kullat e larta, keta qe flasin per mjerimin qe ka pllakosur qytete e fshatra le te

    shohin zhvillimin e vrullshem te qendres se kryeqytetit, keta qe merakosen per largimin masiv te

    te rinjeve nga Shqiperia le te shohin se sa terheqese eshte Shqiperia per investitoret e kullave, per

    projektuesit e arkitektet e huaj qe po gjejne El-Doradon ne kryeqytetin tone.

    Eshte e vertete qe pensionet jane te ulta, eshte e vertete se varferia ka arritur deri ne mjerim, eshte e

    vertete se niveli i jeteses eshte ulur e vazhdon te ulet per shumicen e popullsise, eshte e vertete

    se rinia nuk shikon te ardhemen ne kete vend por te gjitha keto jane kalimtare, pensionistet do kene ikur

    ne boten tjeter, rinia do na kete lene shendene, por kullat do mbeten, pensionistet qe vdiqen ne

    skamje do harrohen, femijet e uritur pasi te rriten do largohen, por kullat do jene deshmitare e

    sukseseve te rilindjes se Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *