• |
ide | kryesore

Arrestohet Agustin Cinari, shefi i krimeve të Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Cinari.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.

Në tetor 2013, Agustin Cinari është arrestuar nga SHÇBA pasi në detyrën e specialistit të hetimor dhe parandalimit të krimit i kishte kërkuar lekë një personi duke i premtuar atij se do ti mbyllte çështjen që kishte hapur. Në momentin e shkëmbimit të parave është ndaluar nga SHÇBA në atë kohë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *