• |
ide | kryesore

E bujshme, atleti amerikan Rider nuk lan më duart në Olimpiadë: taktika për të përballuar bakteret e Senës

Sport
Rider


Një atlet amerikan që do të marrë pjesë në triathlonin e meshkujve në Lojërat Olimpike Paris 2024 ka ndaluar së lari duart: është një taktikë që Seth Rider ka zgjedhur për të përballuar bakteret e pranishme në lumin Senë. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur njerëzit u lejuan të notonin për herë të fundit në lumin që përshkon qytetin e Parisit dhe, pas vështirësive të ditëve të fundit, dy garat e triathlonit do të zhvillohen sipas programit.

Triathlonisti amerikan Rider deklaroi: “Ne e dimë se do të ketë njëfarë ekspozimi ndaj E. coli, kështu që unë thjesht përpiqem të rris pragun tim të E. coli duke e ekspozuar veten pak më shumë në jetën e përditshme. E në fakt kjo mbështetet nga shkenca. Janë metoda të vërtetuara. Gjëra të vogla gjatë ditës, si mos larja e duarve pasi shkon në tualet”.

Triathlon ishte planifikuar fillimisht për të martën, por u shty për të mërkurën për shkak të shirave të dendur që rritën nivelet e Escherichia coli dhe baktereve të tjera në Senë.

INVESTIMI QË RREZIKOI TË SHKONTE DËM…

Përpara Lojërave Olimpike, Parisi kishte marrë masa drastike për ta bërë Senën e ndotur prej kohësh të përshtatshme për larje. 1.4 miliardë euro janë investuar në përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Megjithatë, kjo nuk ishte e dobishme, sepse posa u përkeqësuan kushtet klimatike, situata degjeneroi.

Mirëpo, pak orë më parë, komiteti organizativ dhe enti ndërkombëtar Ëorld Triathlon ka lëshuar një shënim në të cilin është zyrtarizuar se garat e triathlonit të planifikuara sot, e mërkurë 31 korrik, do të zhvillohen rregullisht: “Të interesuarit kanë konfirmuar se triathloni për femra dhe meshkuj do të zhvillohen sipas planit. Rezultatet e analizave të fundit të ujit janë quajtur të përshtatshme”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *