• |
ide | kryesore

Furtunë drejtorësh në Rilindje, drejt shkarkimit edhe Dallëndyshe Bici

Arkiva, Lajme, Të fundit


Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me largimin e disa ministrave. Propaganda se gjoja ai po reformon qeverisjen dhe medemek po bën ndryshime cilësore ka për të vijuar edhe përgjatë ditëve të ardhshme me ndryshime të shumta në radhët e disa drejtorëve.

Gati është edhe firma e tij për shkarkimin e Dallëndyshe Bicit, tregoi për Lapsi. al një burim i mirëinformuar brenda qeverisë.

Drejtoresha e re e Kadastrës do të jetë një grua pa një profil publik, por me lidhje të ngushta në oborrin e njerëzve të Edi Ramës, shtoi burimi për Lapsi.al.

Konkretisht ajo është kunata e një prej drejtoreshave të rëndësishme të një agjencie që Rama ka në Kryeministri. Juriste me profesion, që ka shërbyer në disa kabinete ministrash dhe aktualisht mes njerëzve të besuar të Elira Kokonës në Korporatën e Investimeve, institucioni që tjetërson prona publike për llogari të oligarkëve.

Pritet që zyrtarizimi i shkarkimit të Dallëndyshe Bicit të bëhet bashkë me disa lëvizje të tjera që Rama do të bëjë. Siç ne raportuam gjatë ditës së sotme, Rama shkarkoi për paaftësi Jona Sulin nga SASPAC. Drejtoresha që zëvendësoi Ilir Beqajn është parë dje në korridoret e Kryeministrisë në gjendje të rënduar emocionale dhe duket se si për shpërblim Edi Rama i ka premtuar drejtimin e Agjencisë për Bashkëqeverisjen.

Ndërkohë në krye të SASPAC pritet të shkojë Eridana Çano, drejtoresha aktuale e Bashkëqeverisjes. Konkurset e shpallura në faqen e qeverisë janë si gjithmonë farsë sepse emri është paracaktuar. Farsë ishte edhe emërimi i Dallëndyshe Bicit një vit më parë në krye të ASHK për të bërë transformimin e shërbimit përmes dixhitalizimit. Rama do të firmosë shkarkimin dhe me siguri s’ka për të dhënë asnjë shpjegim. Por përkundër propagandës së Ramës, puna sot në Kadastër është shumë më keq se më parë.

Kryeministri do të prezantojë gjithashtu edhe drejtorin e ri të IKMT dhe Portit të Durrësit i tha burimi qeveritar Lapsi.al. Përtej këtyre lëvizjeve sa për të forcuar iluzionin se qeverisja po reformohet e korrupsioni dhe luftohet, peshku në fakt vijon të jetë i qelbur nga koka e Rilindjes dhe shtrihet në mënyrë kapilare më poshtë në të gjithë sistemin kleptokrat që Edi Rama ka ngritur. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *