• |
ide | kryesore

I gjenden drogë dhe armë, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ditën e djeshme në Albenga të Italisë, policët e komisariatit të PS Alassio kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar me precedentë, i akuzuar për posedim për qëllime trafikimi të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Shqiptari, i cili prej disa kohësh ka qenë nën vëzhgimin e punonjësve të komisariatit, ka lëvizur së bashku me një grup bashkatdhetarësh në zonat përballë bregdetit të Albengës.

Autoritet italiane njoftojnë se paraditen e djeshme operatorë, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së përdorur nga të akuzuarit, në të cilën kanë gjetur një sasi të madhe droge, në veçanti 17 kg hashash, 2 kg kokainë dhe marijuanë të ndarë në pako. Gjithashtu mësohet se u sekuestrua materiali për paketimin e lëndës narkotike si dhe një pistoletë me numër serie të gërryer dhe municionet përkatëse.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *