• |
ide | kryesore

Kërkohej për vrasje, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka marrë fund arratia e një 28-vjeçari shqiptar, i cili kërkohej për vrasje në tentativë.

Ai është arrestuar në Rimini nga efektivët e policisë gjatë një kontrolli rutinë, sipas medieve italiane.

Sipas asaj që rezultoi, oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i kontrollonin.

Kur 28-vjeçari dha të dhënat e veta personale, u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga Gjykata e Alessandria.

Pasi u dërgua në komisariat, u mësua se shqiptari shtatorin e kaluar, kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme. Gjatë diskutimit, ai e plagosi dy herë me thikë personin me të cilin po debatonte.

Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *