• |
ide | kryesore

Izraeli bën ‘goditjen finale’, vret liderin e Hamasit brenda Iranit

Arkiva, F1, Planet
Hamasit


Në një përshkallëzim masiv të tensioneve në Lindjen e Mesme, vdekja e Haniyeh në Teheran erdhi vetëm disa orë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

Ismail Haniyeh, shefi politik i Hamasit, u vra në Teheran, njoftoi Hamasi dhe ministria e jashtme e Iranit të mërkurën në mëngjes, duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në konfliktin në Lindjen e Mesme. Irani është zotuar për një “përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme” si hakmarrje.

Vrasja e Haniyeh në Iran erdhi vetëm disa orë pasi forcat izraelite thanë se kishin vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm në Bejrut, si hakmarrje për një sulm në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli të shtunën, i cili goditi një fushë futbolli, duke vrarë 12 fëmijë dhe të rinj nga komuniteti Druze.

Në një deklaratë, Hamasi tha se lideri i saj u vra në “një bastisje të pabesë sioniste në rezidencën e tij në Teheran” dhe u zotua për hakmarrje. Haniyeh, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit për gati dy dekada, ishte në Iran për inaugurimin e presidentit të ri të vendit. Media shtetërore iraniane tha se Haniyeh vdiq kur një raketë goditi një objekt për veteranët në Teheranin verior.

Izraeli është akuzuar për kryerjen e disa atentateve brenda Iranit në një linjë me luftëtarët e rezistencës kundër regjimit të Iranit gjatë viteve të fundit, duke përfshirë një seri sulmesh ndaj shkencëtarëve kryesorë bërthamorë. Deri tani, Izraeli nuk e ka komentuar vdekjen e Haniyeh.

Nëse konfirmohet një sulm i saktë izraelit, vrasja e tij do të jetë një gabim masiv dhe i turpshëm i sigurisë për iranianët pasi Haniyeh kishte qenë një pjesë qendrore e ceremonisë së inaugurimit, duke përqafuar dhe puthur presidentin e ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Reagimi i menjëhershëm nga Teherani erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani, i cili tha se “gjaku i pastër” i Haniyeh “nuk do të humbet kurrë” dhe u zotua se “lidhja e pathyeshme” midis Iranit dhe palestinezëve vetëm do të forcohet.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatolla Seyyed Ali Khamenei tha të mërkurën në mëngjes se Irani e konsideron si “detyrë të tij të hakmerret” për atentatin. “Me këtë veprim, regjimi kriminal dhe terrorist sionist përgatiti terrenin për një dënim të ashpër për veten e tij”, tha ai.

Pyetja afatgjatë do të jetë se çfarë do të bëjë Teherani në aspektin praktik, duke pasur parasysh se në prill ishte i gatshëm të lëshonte një breshëri masive raketore kundër Izraelit. Goditja ndaj Hezbollahut, një grup i mbështetur plotësisht nga Teherani, do të rrisë gjithashtu mundësinë e një reagimi iranian.

Që nga sulmi i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, në të cilin grupi militant vrau rreth 1200 izraelitë dhe mori peng rreth 250 të tjerë, liderët e Izraelit janë zotuar të hakmerren ndaj zyrtarëve të Hamasit. Në 10 muaj që nga ajo kohë, sulmet ajrore dhe operacionet tokësore të Izraelit kanë vrarë rreth 40,000 palestinezë, thonë autoritetet e Gazës.

Izraeli ka një histori të gjatë në vrasjen e udhëheqjes së Hamasit. Në vitin 2004, Izraeli kreu një sulm ajror në Gaza duke vrarë liderin e atëhershëm të Hamasit, Abdel Aziz Rantisi. Në të njëjtin vit, ajo vrau një nga themeluesit e grupit militant, Ahmed Yassinin, në qytetin e Gazës.

Në muajt e fundit, Haniyeh udhëhoqi përpjekjet për të negociuar një armëpushim nga mërgimi në Katar.

Komandanti i lartë i Hezbollahut i vrarë gjatë të njëjtës natë në Bejrut u zbulua që ishte Fuad Shukr. Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion mbi vendndodhjen e tij, duke e lidhur atë me një bombardim të vitit 1983 në një kazermë të Korpusit të Marinës amerikane që vrau 241 ushtarë amerikanë.

Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane kanë frikë se këto tensione mund të shkojnë shpejt në një konflikt rajonal. Udhëheqësit dhe zyrtarët në Francë, Gjermani, Itali dhe Britani të Madhe kanë kontaktuar homologët në Liban, Izrael dhe Iran për të parandaluar një luftë më të gjerë rajonale. Frika është veçanërisht e lartë për Parisin dhe Romën, të cilat kanë qindra trupa të stacionuara në Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Edhe Turqia, qe ka peshë të rëndë në NATO, ka kërcënuar se do të ndërhyjë në konflikt për të mbështetur palestinezët. Ministria e Jashtme e Turqisë e cilësoi vrasjen e Haniyeh një “sulm të urryer”. 

Vetë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi në rrjetin social X, duke dënuar fuqishëm “vrasjen e pabesë”, duke e konsideruar Izraelin përgjegjës për sulmin “që synon të prishë çështjen palestineze” dhe duke shtuar se “barbaria sioniste nuk do të jetë në gjendje të arrijë objektivat.” 

“Me qëndrimin më të fortë të botës islame dhe aleancës së njerëzimit, shpresoj se terrorit të shkaktuar nga Izraeli në rajonin tonë, veçanërisht shtypjes dhe gjenocidit në Gaza, patjetër do t’i vijë fundi”, shkroi Erdogan.

Moska, e cila shihet si miqësore me Hamasin, dënoi atë që e quajti “vrasjen politike krejtësisht të papranueshme” të Haniyeh, i cili u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Moskë në shtator 2022.

“Ne besojmë se veprime të tilla janë të drejtuara kundër përpjekjeve për të rivendosur paqen në rajon dhe mund të destabilizojnë ndjeshëm një situatë tashmë të tensionuar,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Administrata Biden nuk u paralajmërua për sulmin kundër Haniyeh para kohe dhe as nuk kishte ndonjë pjesë në të, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken. “Kjo është diçka për të cilën ne nuk ishim të vetëdijshëm ose të përfshirë,” tha Blinken nga Singapori.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë u bëri thirrje “të gjithë aktorëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale”, duke shtuar se “logjika e sulmeve reciproke hakmarrëse është një gabim”.  

“Mundësia e një marrëveshjeje pengjesh dhe një armëpushimi në Gaza nuk duhet të shpërdorohet tani,” tha zëdhënësi.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 


2 Comments

  1. C’paskan qene keta bythqirat sioniste?! Vetem per paqe nuk jane keta! Nuk e rruajne as per pengje as per gje!

    Po kurva U.S, cmendim ka tani?! A u kalua vija e kuqe?

    Dhe pastaj krijojne perralla per Holocaust! Nje mut! Kjo eshte raca me e poshter qe ekziston ne kete planet!

  2. PADREJTESIJA NE TOK ,GJAT ZHVILLIMIT VET KA KETO KARAKTERISTIKA , URREJTJE KUNDERSHTIME HAKMARRJE SHKATRRIM NDESHKIM SHKALL UNIKE REFLEKTIMI NDERGJALLESOR ,NE FUND AUTOGOL PER AUTORET E VET thotë:

    PADREJTESIJA NUK TRIUMFON ,PASI NUK I ESHTE KRIJUAR NJE MUNDESI FUNKSIONALE E TILL E URREJN TE GJITH CDO GJALLES PO ASHTU E MADHKON ,E NDRYSHME ESHTE E VERTETA ,PASI ME TE U KRIJUM E NDIEJM DHE DUAM TE TE GJITH PER VETE E KEMI NE GENE ESHTE SISTEM IMUNITAR INSTINKT VETMBROJTES NDRYSHE DO ISHIM ZHDUKUR SHUM KOH ME PARE, POR QE ZOTI MADHERISHEM NA KESHILLON NE DOBIN TON SIC E DUAM PER VETE TA DUAM PER TE GJITH NJEJTE,KU ESHTE DOBIJA ,PO SPROVEN E KRIJOJ QE PER GJITHCKA NE KEMI NEVOJ TE NA VIJN NGA LIDHJET E KETIJE UNITETI ME GJITHCKA NE HAK , KETE SI DOMOSDOSHMERI ENDE SPO E KUPTOJME APO PRANOJME SI NJEREZ DHE PO VUAJM TE GJITH ZGJILLJET PER NEVOJAT QE KEMI PLUS ,PO PREKUM SHOHIM SHIJOJM ME SHUM SE KAQ ,CDO GJE QE NE NUK DESHIROJM ,HAJDENI TANI O DEMON TE KREATIVITETIT SUNDIMIT KONTROLLIT MBI BOTEN SUNDIMIT SAJ , KU GJITHA KETO TEORI , KONSPIRACION ,UNITET I FSHEHT DHE HAPUR ,PO PERFUNDON ,E DESHTUAR SFIDUAR ,NDESHKUAR PERBALL NJE KRIJIMI KRIJUESI UDHEZUESI ME NJE FUNKSION NDERGJALLESOR TE PARACAKTUAR QE KUSH SI JEP HAKUN GJITHCKAJE DHE SVEPRON NE PERSHTATJE ME FUNKSIONIN HAKUN ,PERFUNDON KUNDER VULLNETIT VET KETE KUPTIM VUL PERCAKTIM THENJE KRIJIM E BERI ZOTI UN VECSE E KUPTOVA DHE PO JUA KUJTOJ TE GJITHEVE MOS TJU GENJEJN MENDJA KOT MOS PROJEKTONI ARMIKUN PASI ARMIKU SEJCILIT ESHTE EGOJA VET VESET E KEQIJA LUFTONI KET ARMIK BRENDA VETES DHE TE GJITH BASHK ,VLERSONI GJITHCKA ME VLEREN QE KA JEPNI HAKUN ,ME HAK ,DUKE I LLEN KESHTU KUPTIMIN E MERITUAR GJITHCKAJE DHE MARR NGA KJO JET NE MENYR TE MERITUAR SEJCILI HAKUN E TIJ, FATKEQESI ,QE SMBETI KUSH MBI TOK ME TE DREJTE QE TE QUHET SUNDUES VEC SUNDUESIT GJITHSIS PASI ZHVILLIMET I VENDOSEN GJITH NE SPROV DHE ASKUSH NUK DHA JEP DHE AS DO JAP ZGJILLJE ME TE SUKSESESHME SE SUNDUESI BOTNAVE I GJALL PERJETESHEM GJITHPUSHTETESHM GJITHMESHIRSHEM ,PRANDAJ MOS MBANI KOKAT LART,LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA PASI I GJITHMESHIRSHMI KA MESHIREN ME TE MADHE SE URREJTJEN PER ROBET E VET ,KINI FRIK ATE ,KTHEJUNI ATIJE ,FALNI NJERI TJETRIN KTHENI HAKUN NJERI TJETRIT DHE SHPETONI , PASI CDO GJE TE MIR E DONI PER VETEN ,NDERSA ARRIJTJET KAN VETEM NJE RRUG PERMES TE VERTETES MESHIRES SE ZOTIT MADHERISHEM RESPEKT PER TE GJITH ZOTI JU UDHEZOFT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *