• |
ide | kryesore

Këshilltari i Ballukut emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreshnik Bajraktari është emëruar si drejtori i ri i portit të Durrësit.

Bajraktari zëvendëson në këtë post Pirro Vengun, i cili këtë të mërkurë u betua përpara Presidentit Begaj si ministër i Mbrojtjes.

Vengu u emërua si ministër nga kryeministri Rama, i cili e njoftoi vendimin e tij gjatë Kogresit të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e diel.

Mësohet se drejtori i ri i portit të Durrësit, ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Pëpara emërimit në këtë post ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Sakaq Erlind Sulo emërohet në vend të Petrit Malaj tek Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Malaj u emërua ministër i Financave. Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it


4 Comments

  1. Tani siç ka mbiemrin do bëhet. Sepse po ti shërbesh Ramës e rilindjes mbiemri merr kuptim, sigurisht negativ!!!Nëse normalisht ky mbiemër që dikur ka përfaqësuar njerëz të lartë e me dinjitet sot mer një kuptim tepër negativ sepse do jesh një prej ushtarëve të Ramës ,pa dinjitet e hajdut si ai!!

  2. Dmth klani korruptivo-kriminal Balluku – Hasa i shtypi te gjithe te tjeret. Vetem nje keshille per Baxhelinden, kujdes se pasi te mbaroje punet e veta, edhe ty ne burg do te te flake pasardhesi i Enverit, sic beri idhulli i tij me tet gjysh. Historia si rregull perserit vetveten ne kohe dhe forma te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *