• |
ide | kryesore

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të plagosur në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlcyrë, Tujanit, Lezhë, aksident, Paskuqan, aksident, polici


Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.

Një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit. Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal.

Menjëjerë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh. Bsnorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritut infermierja e zonës, Liljana Rumank, që u ka dhënë ndihmën e parë. Ajo ka konstatuar se mashkulli kishte parametra të ulët jetësorë ndërsa shoqërursjs e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Në vendngjarje ka mbërrotur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandëd dy të lënduarit. Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar. Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *