• |
ide | kryesore

Policia zbulon një fole prostìtucìoni dhe drogè në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
sezoni, policia, Lezhë


6 persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi zbulimit të një qendre prostitucioni në një lokal në Lezhë.

Sipas Policisë, në ambientin ku u zbulua prostitucioni, shiteshin gjithashtu edhe drogëra të forta, kokainë dhe heroinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fazani”, në pranga u vunë pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetase që nuk kallëzuan veprimtarinë e palighshme kriminale.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provave material, Policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni dhe një automjet, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Detaje nga policia: 

-U arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;

-u ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *