• |
ide | kryesore

Video/ Weide i humbi medaljen e artë skuadrës kineze: reagimi i shokëve është i turpshëm

Sport, Video
Weide


Në garën ekipore të gjimnastikës artistike në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina udhëhiqte 3.2 pikë përpara Japonisë dhe dukej e pakapshme. Por e pabesueshmja ndodhi: Su Weide humbi kontrollin në hekur tek dhe ra në mënyrë katastrofike. Gjimnasti rifilloi provën e tij, por ra përsëri. Vlerësimi ishte fatal, 11.600 në garën e tij të fundit, duke anuluar paraqitjet e shkëlqyera të shokëve të tij të skuadrës. Nga ana tjetër, Japonia nuk gaboi me pesë sportistët e saj dhe bëri një parakalim të bujshëm për medaljen e artë, duke e lënë Kinën mes keqardhjes. 24-vjeçari Su Weide u shfaq i dëshpëruar pas gabimit, por ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i pamëshirshëm i shokëve të skuadrës, të cilët e braktisin pa as një gjest ngushëllimi apo ndjeshmërie.

TRE RRËZIME NË GARËN E FUNDIT

Më parë Su Weide kishte rënë edhe në kaluç, duke marrë një rezultat shumë të ulët edhe atje (12.766). Dy rrëzimet në provën e fundit në hekur tek, e dëshpëruan gjimnastin në Bercy Arena, duke e ditur mirë se Kina është shumë e prirur të kthehet nga Parisi me shumë medalje, kur sport shihet si flamurtar i regjimit. Me këtë lloj presioni mbi supet e tij – aq më tepër në një garë ekipore dhe jo individuale – 24-vjeçari dukej i shkatërruar. Pasi mbaroi provën, Su Weide u ul shumë larg nga shokët e tij të skuadrës dhe trajnerët.

SHOKËT NUK I HODHËN AS SYTË

Përshtypje më tepër bëri qëndrimi i anëtarëve të tjerë të skuadrës, përfshirë edhe trajnerët, të cilët e lanë vetëm, pa u përpjekur ta ngushëllojnë apo t’i thonë se fitohet apo humbet të gjithë bashkë. Historia u bë virale në mediat sociale pikërisht për këtë arsye dhe një postim në Twitter nga prezantuesja e BBC-së dhe ish-gjimnastja britanike Gabby Logan mori miliona shikime: “Gjimnasti i gjorë kinez ra dy herë nga hekuri. Shokët e tij e braktisën. Ndihet bosh, nuk arrij të mos e them”.

Megjithatë, Olimpiada nuk ka mbaruar për Su Weide, që do të ketë mundësinë të shpengojë veten në garat individuale në ditët në vijim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *