• |
ide | kryesore

Pas reagimit të Britney, Halsey ndan detaje nga kënga “Lucky”

Paparazzi, Slider



Halsey po ndan disa detaje të reja për këngën e saj të fundit, “Lucky” dhe se si Britney Spears ishte aty “në çdo hap të rrugës”.

Artistja tha në një intervistë të re me BBC Radio 1 se për këngën e re – e cila ndërthur hitin e vitit 2000 të Spears me të njëjtin emër – Spears ishte përfshirë në planet e Halsey-t përpara publikimit të saj.

“Unë ndava gjithçka me të në çdo hap të rrugës,” tha Halsey. “Që nga demonstrimi i parë i këngës. I dërgova asaj një fragmente nga videoklipi vetëm sepse doja të sigurohesha që po bëja gjënë e duhur.”

Ajo më dërgoi aksesorë  për përvjetorin e ‘Lucky’ dhe unë i dërgova asaj disa aksesorë dhe gjëra të tilla,” shtoi këngëtarja.

Halsey përfundimisht publikoi “Lucky” të premten, më 26 korrik. Kënga eksploron marrëdhënien e Halsey me famën, amësinë dhe komentet publike për shëndetin e saj. Halsey zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me Lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ

Disa orë pas publikimit të videos muajin e kaluar, Spears postoi në lidhje me të në X (ish-Twitter), duke shkruar se ajo ishte “shumë e mërzitur për videon e Halsey” dhe ndihej “e ngacmuar, e dhunuar”. Në mesazh thuhej gjithashtu se ajo do të “fliste me avokatët për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë çështje”.

Britney më pas e fshiu kritikën, duke sqaruar se ishte “lajm i rremë” dhe shkroi “Unë e dua Halsey dhe kjo është arsyeja pse e fshiva postimin!!!”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *