• |
ide | kryesore

Agravon sherri në një market në Lushnje/ 49-vjeçari tenton të vrasë me thikë një person

Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se pas një sherri mes të arrestuarit dhe një 40-vjeçari situata ka agravuar mes tyre ndërsa është përdorur dhe një thikë.

49-vjeçari Gentja Hasalla pas sherrit nga nxjerrë thikën dhe ka plagosur 40-vjeçarin duke tentuar ta vrasë atë. Policia bën me dije se 40-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe trup. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori është vënë në pranga.

Policia shton se thika e përdorur për plagosjen e 40-vjeçarit është sekuestruar ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *