• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali, 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë. Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni. Menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën. I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë. Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *