• |
ide | kryesore

IBA shpërblen boksieren që u mund nga Khelif: 100.000 dollarë për Angela Carini, sikur të kishte fituar të artën

F1, Sport
Carini



IBA (International Boxing Association), organizmi që menaxhon boksin Elite, por jo atë të Olimpiadës, ka vendosur t’i paguajë italianes Angela Carini çmimin e vendosur para Lojërave për ata që fitojnë medaljen e artë në Paris 2024. Në një shënim, Organizata sqaron se me vendim të presidentit Umar Kremlev, Carini do të shpërblehet “sikur të ishte bërë kampione olimpike”. Çmimi përbëhet nga 100 mijë dollarë (neto), nga të cilat 50 mijë shkojnë për italianen, 25 mijë për trajnerin e saj dhe 25 mijë federatës së cilës i përket dhe rrjedhimisht Federatës italiane të boksit (FPI), e cila megjithatë së fundi u largua nga Iba dhe do t’i bashkohet një organizate të re, ‘World Boxing’.

“Nuk mund ta shihja ndërsa qante – ishin fjalët e Kremlev për ndeshjen e boksieres Carinit kundër Khelif – dhe nuk mund të qëndroj indiferent ndaj një situate të tillë. Nuk e kuptoj pse e vrasin boksin e femrave. Për të ruajtur kushtet e sigurisë, ata duhet të konkurrojnë vetëm atletët e përshtatshëm”. IBA ka njoftuar se do të mbrojë, pa shpjeguar se si, edhe uzbeken Sitora Turdibekova, e cila dje luftoi rregullisht dhe humbi me pikë kundër boksieres tjetër me hiper-androgjen, tajvanezes Lin Yu Ting.

SHPËRBLIMET

Ashtu si ‘World Athletics’, edhe IBA njoftoi para Olimpiadës se do të shpërndante çmime në para për medalistët olimpik. Ndryshimi me federatën botërore të atletikës është se kjo do ta bëjë vetëm për medaljet e arta, ndërsa federata e boksit do t’u japë para edhe atyre që fitojnë argjendi (50 mijë dollarë, nga të cilat 25 mijë sportistit dhe pjesa tjetër trajnerit dhe federatës kombëtare) dhe bronzi (25 mijë, nga të cilat 12.5 sportistit dhe pjesa tjetër do të shpërndahet). Në rastin e Angela Carini, siç u përmend, u vendos që të shpërblehej ajo, trajneri i saj dhe Fpi sikur të kishte fituar medaljen e artë.

CIO: “KJO THOTË SHUMË PËR IBA…”

“Vendimi i IBA për të shpërblyer Angela Carini? Thotë shumë për besueshmërinë e menaxherëve të IBA, vetëm shikoni komentet e tyre mbi IOC dhe Francën. Ne nuk duam t’u kushtojmë vëmendje atyre.” Zëdhënësi i IOC, Mark Adams, përgjigjet kështu në një konferencë për shtyp në Qendrën kryesore të shtypit të Parisit 2024, në lidhje me vendimin e Iba-s për të njohur të njëjtin çmim të dhënë për medaljet e arta për boksieren italiane Angela Carini, pasi ajo u tërhoq nga ndeshja kundër algjerianes Imane Khelif.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *