• |
ide | kryesore

Beleri i shkruan greqisht votuesve të Himarës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë. “Zemra ime sot është në Himarë”, shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën greke ku flet edhe për “pjestarë të minoritetit etnik grek”.

“Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.
Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme”.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë më 12 maj të 2023, në Himarë, me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, për blerjen e 8 votave. Me vendim të konfirmuar nga Apeli i GJKKO-së, Fredi Beleri është dënuar me dy vite burg.


4 Comments

  1. Petro Gjikuria, kukull e kriminelit Fredi Bejleri, i cili eshte padron i antishqiptarit Sali Berisha, jane bere bashke per te shkeputur Himaren nga Shqiperia me pretekstin se “shqiptaret po grabisin pronat e Himares”.
    Deri me sot, as eshte pare e as eshte degjuar qe dikujt t’i grabitet qofte edhe nje centimeter prone. Po, u jane blere. U jane blere me cmim te kripur pronat e pamerituara, e te braktisura, ketyre batakçinjve qe kane shitur atdheun dhe rrine ne Greqi e punojne per Greqine. Pasi i fusin leket ne xhep, fillojne ankohen: na grabiten. Ky eshte karakteri i ketyr maskarenjve te ndersyer nga hidrauliku kriminel Fredi Bejleri dhe grupi i tij kriminal i perbere nga Angjelo Kokaveshi dhe Mario Kutulla. Keta vrases, pergjegjes per sulmin terrorist te 10 Prillit 1994 nr Peshkepi te Gjirokastres, luftojne te marrin poste zyrtare, per t’u mbrojtur me imunitet nga hakmarrja qe po vjen. Por nuk do te kete shpetim per ta. E dime ku fshihen, e dime ku levizin. Dora shpaguese e popullit shqiptar do t’i gjeje edhe ne vrime te miut.

  2. Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

    Sot rreth 200 persona nuk kanë arritur të votojnë në Himarë-fshat pasi kanë figuruar me karta të skaduara. Mendohet se bëhet fjalë për emigrantë të ardhur nga Greqia në mbështetje të Gjikurisë dhe ID u kanë skaduar gjatë qendrimit në vendin fqinj.Jevgu grek beleris qe e mesoje dhe sapunin atje ne burg,flet greqisht shqiptareve ne Himare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *