• |
ide | kryesore

Omonia: Mbi 6 mijë nuk votojnë dot në Himarë, faji i Ramës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Omonia pretendon se është faji i kryeministrit Edi Rama që më shumë se 6 mijë zgjedhës në Himarë kanë mbetur pa karta identiteti. Në një deklaratë për mediat njoftohet se kompania shtetërore e prodhimit të kartave ka bërë dallime në kërkesat e qytetarëve për të rinovuar dokumentat.

“Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditesh. Në total, nga 23074 zgjedhës te rregjistruar, 6157 jane apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama” thuhet në deklaratë.

Gjatë paradites pati raportime për bllokimin e qendrës së votimit në Himarë fshat, për shkak të shumë qytetarëve që u paraqitën me kartë identiteti të skaduar. Sipas kreut të KQZ, Celibashi procesi ka qenë i rregullt. Në zgjedhjet e 14 Majit, kur fitoi Fredi Beleri nuk pati ankesa për kartat e identitetit të skaduara.

Deklarat e Omonias

Që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatese ligjore që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditesh.

Në total, nga 23074 zgjedhës të rregjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverise Rama.

Omonia Dega Himare


10 Comments

  1. Foli dhe nevojtore “Omonoja”. Petro Gjikuria, kukull e kriminelit Fredi Bejleri, i cili eshte padron i antishqiptarit Sali Berisha, jane bere bashke per te shkeputur Himaren nga Shqiperia me pretekstin se “shqiptaret po grabisin pronat e Himares”.
    Deri me sot, as eshte pare e as eshte degjuar qe dikujt t’i grabitet qofte edhe nje centimeter prone. Po, u jane blere. U jane blere me cmim te kripur pronat e pamerituara, e te braktisura, ketyre batakçinjve qe kane shitur atdheun dhe rrine ne Greqi e punojne per Greqine. Pasi i fusin leket ne xhep, fillojne ankohen: na grabiten. Ky eshte karakteri i ketyr maskarenjve te ndersyer nga hidrauliku kriminel Fredi Bejleri dhe grupi i tij kriminal i perbere nga Angjelo Kokaveshi dhe Mario Kutulla. Keta vrases, pergjegjes per sulmin terrorist te 10 Prillit 1994 nr Peshkepi te Gjirokastres, luftojne te marrin poste zyrtare, per t’u mbrojtur me imunitet nga hakmarrja qe po vjen. Por nuk do te kete shpetim per ta. E dime ku fshihen, e dime ku levizin. Dora hakmarrese e popullit shqiptar do t’i gjeje edhe ne vrime te miut.

  2. Ah mor koqet e kandarit, c’faj ka Rama? E di qe te skadon karta, do te votosh, ik rinovoje 6 muaj para qe te jesh ne rregull me ligjin, te mori dreqi. Po keta jeten e bejne ne Greqi dhe vijne ne Himare vetem kur ka votime, normal qe s’e kane haberin e ligjit, jane bere greke dhe kujtojne se kane privilegje mbi ligjin.

  3. Ata po thone se atyre qe dihet qe jane me ps ua nxjerrin brenda dites. Nese eshte e vertete , qe eshte e vertete qe c’ke me te, eshte gjithsesi e rende.

  4. E bëri vetëm për Himarë këtë herë se në 14 maj I lejoi të tërë!!
    Sa për dijeni jam regjistruar EAlbania me katë të skaduar dhe kam nxjerrë pensionin para 2 vitesh në Shqipëri dhe tani kërkova për pensionin në Itali ku jetoj një sërë dokumentesh dhe që më janë dërguar!!
    Kur EAlbania e pranon një gjë të tillë do të thotë që ligji e pranon.
    A e dini që këtu në Itali ka shumë njerëz që kanë që i janë skaduar dokumentat bazë dhe ( karta ind,patenta)dhe nuk ju thonë gjë por vetëm ju sugjerohet t’i rinovojnë por pa i cenuar të drejtën themeltare për të lëvizur e votuar por i japin mundësinë të ushtrojnë këtë të drejta. Nuk pengohen përveçse i janë
    komunikuar shkresërisht e individualisht që të bëjë rinovimin,që të mos përsëritet problemi!!! Rama kur i shkon e zbaton kur si shkon se zbaton!!!

    1. Mos ja fut kot per Italine. Me patente te skaduar nuk mund te ngasesh makinen, po te ndaluan konsiderohet se je pa patente dhe merren masat qe parashikon ligji ne kete rast. patenten mund ta rinovosh deri 3 muaj pas skadimit, po kaloi afati duhet te besh provimet nga e para.
      Provoje te hipesh ne avion brenda Italise me nje ID te skaduar dhe flasim pastaj. Provo te hapesh nje conto corrente ne cilendo banke me ID te skaduar dhe hajde me thuaj cfare do te te thone. Ne spital te pranojne, per arsye humanitare.
      Shko te votosh ne Itali me ID te skaduar dhe e hajde na trego voton dot apo jo.
      Qe Shqiperia eshte rrumpalle dhe ka 30 e kusur vjet qe s’po behet dot shtet eshte muhabet qe e dime te gjithe. Po nqs ligji e ka qe nuk mund te votosh me ID te skaduar s’ke cfare kerkon.

    2. mos ja fut kot, se ti dokumentat e italise i shikon me dylbi.. Me dokumente te skaduara nuk mund te votosh ne itali. E sidoqofte liria e levizjes nuk perfshihet ne ate te votimit. Provo ne itali te mos kesh nje dokument te vlefshem e shko te besh qofte edhe nje kontrate apo te shkosh ne banke.Pyetje: VOTON DOT NE ITALI KUR TI JE REZIDENT NE SHQIPERI? Provoje ta deklarosh?

  5. Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

    Sot rreth 200 persona nuk kanë arritur të votojnë në Himarë-fshat pasi kanë figuruar me karta të skaduara. Mendohet se bëhet fjalë për emigrantë të ardhur nga Greqia në mbështetje të Gjikurisë dhe ID u kanë skaduar gjatë qendrimit në vendin fqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *